Bayern Munchen – Borussia Dortmund gati për ndeshjen e vitit, formacionet zyrtare
Gara për titullin e Bundesligës këtë sezon ka qenë më e zjarrtë se në sezonet e fundit dhe sot në orën 18:30 takohen dy klubet që po garojnë për këtë titull, Bayern Munichu dhe Dortmundi.

Dortmundi për momentin e mban kreun e Bundesligës me dy pikë më shumë se Bayerni që radhitet në pozitën e dytë në tabelën e këtij sezoni.
Megjithatë, Bayerni mund ta shfrytëzojë epërsinë e të qenit vendas në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 28-të, dhe ta rimarrë kreun e tabelës së Bundesligës.

Megjithatë, Dortmundi mori rezultat më të mirë në xhiron e fundit sesa Bayerni, që barazoi, dhe sot në orën 18:30 do të tentojë ta sigurojë fitoren e katërt radhazi.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munchen XI: Neuer, Kimmich, Sule, Hummels, Alaba, Martinez, Thiago, Gnabry, Muller, Coman, Lewandowski.

Borussia Dortmund XI: Burki – Piszczek, Akanji, Zagadou, Diallo – Witsel, Delaney – Sancho, Dahoud, Bruun Larsen – Reus. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori