Bayern Munich "izolon" Robert Lewandowski
Pëlqej
Bayern Munich ka vendosur që "yllin" polak, Robert LeWandowski të mos e lërë të largohet.

Presidenti i klubi, Uli Hoeness ka deklaruar se LeWandowski nuk do të shitet dhe lajmet që sulmuesi është nxjerrë në shitje për një çmim 200 milon euro, Hoeness i quan të pakuptimta.

“Çmimi prej 200 milionë eurove është i pakuptimtë”, tha ai për "Sky".

Robert nuk do të shitet dhe ai do të luajë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Për këtë tashmë është thënë gjithçka”, deklaroi më pas Hoeness.

29 vjeçari muajin e kaluar me anë të menaxherit të tij izraelit, lajmëroi se do të largohet nga kampionët e Gjermanisë.

LeWandowski, ka një kontratë deri më 2021 dhe është pjesë e Bayernit që katër sezone, ku vetëm në sezonin e fundit ai realizoi 41 gola. /albeu.com/

Shtuar më 11/06/2018, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori