Bayern Munich nuk e lëshon kreun, mposht Werderin e Rashicës (VIDEO)
Bayern Munich ka fituar ndeshjen e javës së 30-të në Bundesliga me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Werder Bremen.

Të besuarit e Niko Kovac nuk kanë zhvilluar një ndeshje të denjë për një ekip që është kampion në fuqi ose që aspiron për t’u shpallur përsëri kampion.

Bavarezët kishinkontrollin e takimit, por pa shfrytëzuar mbajtjen e topit ndaj një Werderi që kishte një synim të vetëm, të mos pësonte gol.

Pas një ore lojë miqtë duhet të luanin me një lojtar më pak pas të verdhit të dytë të Veljkovic.

Goli për vendasit erdhi shumë vonë, në minutën e 75’ dhe shënuesi ishte qendërmbrojtësi Niklas Sule.

Me këtë fitore Bayern mbetet në vend të parë të renditjes dhe është shkëputur katër pikë nga Borussia Dortmund, që luan ditën e diel.
Shtuar më 20/04/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori