Bayern-Porto, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

BAYERN MUNCHEN (4-3-2-1)
Ditën e sotme Bayern Munchen do të kërkojë në "Allianz Arena" kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League, ku përballë do të ketë Porton, e cila e mposhti në ndeshjen e parë në Portugali me rezultatin 3-1.

Trajneri spanjoll i gjermanëve, Pep Guardiola, e ka të qartë vështirësinë e kualifikimit dhe e cilëson sfidën si më të rëndësishmen për ekipin e tij.

"Kjo është ndeshja jonë më e rëndësishme, ashtu siç ishte edhe ajo me Shaktar Donetskun. Ne e dimë mirë atë që duhet të bëjmë. Ka ardhur momenti t’i lëmë fjalët e të kalojmë te veprat sepse tifozët do të na ndihmojnë vetëm nëse e kuptojmë që ne po japim maksimumin në fushë", tha Guardiola.

Ai ka shtuar se nëse kërkon të fitosh Champions League-n duhet të kalosh dhe situata të tilla.

"Sigurisht nuk pres të fitojmë 4-0 me Porton. Ne jemi në gjendje të përballojmë një presion të tillë dhe kjo është e bukura e futbollit", ka vijuar Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori