Bayern transferon Callum Hudson-Odoi, ja detajet e kontratës
Bayern Munich do të shtojnë edhe një përforcim në radhët e tyre.

Skuadra e Chelsea është gati të heq dorë nga kartoni i Callum Hudson-Odoi, për ta lënë lojtarin t’i bashkohet Bayernit.

Bavarezët pritet ta transferojnë lojtarin fillimisht në formë huazimi.

Ky huazim do të përcillet me obligim për blerjen e kartonit, mëson "Goal".

Bavarezët kanë tentuar për lojtarin tashmë në tri merkatot e fundit dhe duket se kësaj radhe do të finalizojnë marrëveshjen.

19 vjeçari i Chelsea ka edhe katër vite kontratë me "Blutë" e Londrës.
Shtuar më 02/10/2020, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori