Kampionët e nisin me fitore (VIDEO)
Kampioni në fuqi, Bayern Munich, nuk ka lejuar të befasohet në ndeshjen e parë të sezonit në Bundesliga, duke nxjerrë një fitore të ngushtë 2-1 ndaj Wolfsburgut.
Arjen Robben ishte shtylla kryesore për Bavarezët duke asistuar në njërin gol dhe duke shënuar tjetërin.

Pas disa rasteve të lëshuara nga të dyja palët, ishte Thomas Muller ai që gjeti rrjetin pas një asistimi të holandezit, gol që erdhi me tetë minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Vendasit e filluan ngutshëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar shpejt edhe golin e dytë, kësaj here shënoi Robben me përforcimin e ri Robert Lewandowski që asistoi.

Nuk zgjati shumë dhe mysafirët ngushtuan disavantazhin. Ishte ish-sulmuesi i Bayernit, Ivica Olic, ai shënoi golin, i cili nuk ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë pikë për Wolfsburgun (52').

Fitorja e Bayernit vjen pas dështimit të tyre në Superkupën e Gjermanisë, ku u mposhtën 2-0 nga Borussia Dortmund. Kjo e fundit e fillon sezonin nesër po në fushë të vet dhe ndaj një tjetër rivali të fuqishëm. Bayer Leverkusen.
Shtuar më 22/08/2014, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori