Bayerni i pandalshëm, fiton në frymën e fundit (VIDEO)
Bayerni fal sërish në Bundesligë edhe pse sot mori një fitore shumë të vuajtur. Kampionët e Gjermanisë fituan minimalisht 1-0 ndaj Hamburgut.

Edhe pse krijuan një numër të madh rastesh gjatë ndeshjesh, dhe veçanërisht ushtruan një presion asfiksues në minutat e fundit, rezultati u ndryshua vetëm në fund.

Meritë për këtë ka edhe portieri i Hamburgut, Rene Adler, ndërkohë që goli i fitores u shënua nga Kimish.

Gjatë kësaj ndeshje Bayerni humbi edhe Hummels, i cili pësoi një dëmtim duke lënë fushën e lojës. Skuadra e Ancelotti ruan vendin e parë ikë të plota 15, e endjekur nga Dortmund me 12. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2016, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori