Bayerni nuk njeh kundërshtarë, "shtyp" edhe Leverkusenin (VIDEO)
Skuadra e Bayern Munich po afrohet gjithnjë e më shumë me titullin e kampionit, pas fitores ndaj Leverkusen, me rezultatin 2:4.

Bavarezët panë veten në disavantazh kur po luhej minuta e 10’ e takimit. Ishte Lucas Alario që shënoi për 1:0, por kjo ishte krejt çka vendasit treguan.

Kampionët në fuqi barazuan me anë të Kingsley Coman, në minutën e 27’, kurse epërsinë e parë e morën me Leon Goretzka, i cili shënoi për 1:2 në minutën e 42’.

Serge Gnabry çoi skuadrën e tij në pushim me dy gola epërsi, kur në minutë e 45’ tundi për herë të tretë rrjetën e ‘Aspirinave’.

Rezultatin final të takimit e vulosën Robert Lewandowski, që sigurisht nuk mund të mungonte në listën e realizatorëve (66’) dhe Florian Wirtz (89′) për 2:4.

Me këtë fitore, Bayern ngritët në 70 pikë për pozitën e parë, kurse Leverkusen mbetet me 56 pikë dhe bie në pozitën e pestë.
Shtuar më 06/06/2020, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori