Befason ish-lojtari i Interit: Bëj tifo për Juventusin
Goran Pandev ishte një ndër protagonistët kryesorë të Interit të tripletës në vitin 2010.

Maqedonasi i cili është tani pjesë e Geonas, ka ndërhyrë duke folur mbi humbjen e Juventusit ndaj Atleticos së Madridit në ndeshjen e parë.


"Më erdhi shumë keq duke parë Juven që të humbë ndaj Atletikos dhe nuk e kuptoj arsyen e asaj paraqitjeje të dobët nga ana e tyre. Unë di të them se ky Juventus i sivjetshëm është një rul dhe mund të thyejë këdo, sepse kurrë më parë nuk kishte ndodhur që lufta për titull në Serinë A të mbyllej që në muajin shkurt. Prandaj, në ndeshjen e kthimit unë bëj tifozllëk që ata ta përmbysin Atletikon, edhe pse spanjollët janë realisht të fortë."
Shtuar më 23/02/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori