Befason Ronaldo: Mund t'i jap fund futbollit vitin tjetër (VIDEO)
Cristiano Ronaldo ka dhe 3 vite kontratë me Juventusin, ku dhe ka deklaruar me pare se do ti japë fund karrierës në futboll të skuadra italiane.

Por së fundmi portugezi ka befasuar me deklaratën e tij teksa në një intervistë për "TVI", deklaroi se mund të tërhiqet vitin tjetër nga futbolli.

Megjithatë, pesë herë fituesi i "Topit të Artë" mbetet i pavendosur se kur do të ndalet së luajturi futboll, ndërkohë që e ka pranuar se kjo mund të ndodhë shpejtë.

"Nuk po mendoj për këtë", ka thënë Ronaldo për "TVI". /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2019, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori