Befason Shaqiri: Mund të rikthehem të luaj për Bayern Munich
Xherdan Shaqiri i ka befasuar të gjithë teksa ka deklaruar se ai mund të rikthehet të luajë për Bayern Munich.

Shqiptari qëndroi për 3 sezone tek gjermanët nga viti 2012 deri në vitin 2015 duke zhvilluar 52 ndeshje teksa realizoi dhe 11 gola.

Edhe pse kanë kalaur 4 vite, ai ka ende nostalgji për ish-klubin e tij ku nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të rikthet sërish.

"Unë mund të kthehesha te Bayern, pse jo, gjithmonë e kam pas Bayernin në zemrën time, do të ishte interesante dhe emocionuese", tha zvicerani në prag të ndeshjes kundëer gjermanve në Ligën e Kampionëve. /albeu.com/


Shtuar më 19/02/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori