Mohuan videon e "Albeu", Rike Roçi i shpreh dashurinë publikisht Kristi Prengës (FOTO LAJM)

Vetëm pak kohë më parë, në një video që u filmua nga gazetarët e Albeu.com, shfaqej modelja dhe ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi teksa përqafohej me boksierin Kristi Prenga.

Dyshimet se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se miqësi, i shtoi edhe fakti se këngëtarja Aurela Gaçe e cila në ato momente po performonte, e fokusoi vëmendjen e sallës për një çast te Kristi dhe Rikja duke i shoqëruar me fjalët: "Kristi, të kapa".

Boksieri e mohoi lidhjen fillimisht, por tashmë Rike ka konfirmuar gjithçka.




Rikja publikoi në Instagramin e saj zyrtar një foto ku Kristi e përqafon dhe shkruan fjalët më emocionuese që nuk mund t'i drejtohen dikujt tjetër veçse një partneri.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqë gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”- ka shkruar Rikja e cila duket qartë se ushqen një ndjenjë të thellë për Kristin, ndryshe nga mohimi kategorik që bëri vetëm pak kohë më parë.

Epo ne i urojmë vetëm shumë dashuri dhe herën tjetër shpresojmë që të mësohen më shumë me mediat se fundja të dy janë të rritur që janë të vetëdijshëm për veprimet që bëjnë dhe mbi të gjitha e kanë zgjedhur vetë të bëhen personazhe publike.../albeu.com/

Shtuar më 24/01/2020, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori