Berat Xhimshiti te Shqipëria, konfirmimi nga Kosova (VIDEO)
Pëlqej
Berat Xhimshiti ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren shqiptare. Edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende në vetë të parë nga 21- vjeçari i Zurich, ky lajm është dhënë nga ndihmësi i parë i trajnerit të Kosovës Albert Bunjki, Muharrem Sahiti. Në një prononcim për mediat kosovare dhe i publikuar edhe në Facebook, ky i fundit ka thënë se e kanë ftuar Xhimshitin për ndeshjen ndaj Omanit të luajtur më 7 shtator, por ai ka refuzuar.

"E kemi ftuar Berat Xhimshitin, por ai dëshiron të luajë për Shqipërinë", ka thënë Sahiti. Mbrojtësi nuk luajti në ndeshjen e fundit të tij me ekipin Shpresa të Zvicrës (U- 21), e cila para dy javësh fitoi ndaj Letonisë (7-1). Shkak është bërë dyzimi i vetëm Xhimshitit pas ftesës që ka marrë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Mbrojtësi nga Tërnoci, i cili luan me Zurich në Zvicër, ka thënë se trajneri i Kombëtares shqiptare e ka telefonuar personalisht, duke i kërkuar që ai të luajë për Shqipërinë. Mirëpo Xhimshiti i ka kërkuar De Biasit që t’i japë kohë për t’u konsultuar me familjen dhe menaxherin e tij.

"Kam pasur ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit, si dhe kam folur edhe me trajnerin e Shqipërisë. Ai më tregoi për interesimin e tij dhe unë i jam mirënjohës. I kam treguar që hëpërhë nuk mund t’i them as po as jo". /albeu.com/


Shtuar më 17/09/2014, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori