Bëri krenar të gjithë shqiptarët në Botëror, ky është profesioni tjetër që ushtron Romela Begaj
Romela Begaj, peshëngritësja shqiptare që më 3 dhjetor bëri krenar të gjithë shqipëtarët në Botërorin e Anheimit, duke fituar medalje të argjendtë në dygarësh dhe të artë në stilin e shkëputjes, e ftuar në emisionin “pasdite në top channel” ka rrëfyer detaje të reja nga jeta e saj.

31-vjeçarja tregon se peshëngritja nuk është gjithçka në jetën e saj, pasi ushtron edhe një profesion tjetër, atë të mësueses.

Begaj zhvillon mësim në një shkollë në Farkë të Vogël dhe jep lëndën e edukatës sportive. Peshëngritësja thotë se ata janë mbështetja e saj më e mirë.

“Medaljet e mia janë nga 2005 deri tani janë të fituara me gjak. Si herën e parë dhe këtë herë, unë vetëm ujë kam marrë”, shprehet peshëngritësja.

Më pas ajo thotë se Shqipëria është një vend i vogël, por me kampionë të mëdhenj. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2017, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori