Berisha zbulon çfarë fshihet pas vilës-bunker të Ramës në Surrel
Pëlqej
"Është një shtëpi e ndërtuar me material beton komplet, s’ka suva. S’ka kolona me allçi, s’ka abazhur. Është me poça. Nuk ka brenda mobilie, dollapë të sjella nga firmat. Janë të bëra nga unë. Shtëpia është e ndërtuar ndryshe".

Kështu do ta përshkruante Kryeministri Rama shtëpinë në Surrel të Tiranës, në të cilën jeton prej fillimit të vitit 2015 me familjen e tij.

Megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se ka zbuluar mënyrën se si Rama ka rritur arritur të ndërtojë vilën luksoze.

I ftuar në “News24” Berisha deklaroi se tokën në Surrel Rama nuk e kishte blerë, edhe pse deklaroi se e kishte marrë 2 dollarë për metër katror, por se ia kishte dhuruar vjehrri i një deputeti.

Berisha u shpreh se:

Çfarë fytyre ka Fatmir Xhafa t’u kërkoi 10 mijë policëve; nëse ke pirë kafe me ndonjë trafikant. Ca fytyre ka Xhafaj tu kërkoi qindra gjyqtarëve kur Rama mori pallatin në pajë?! Ai e ka deklaruar 2 dollarë metri katror. Atë historinë e tokës e di unë. E di madje edhe kush ia ka falur. E ka marrë dhuratë. Por e ka deklaruar se e ka blerë 2 dollarë. Po nuk mund të pranojë 5 mijë metra katorë. Gruaja e tij ka qenë drejtoreshë në administratën time. Tokën nuk e mori Linda. Ai ka bërë gënjeshtra. Toka iu fal Ramës nga vjehrri i një deputetit. Linda e ka marrë përsipër, në mënyrë skandaloze me 2 dollarë”. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori