"Tifozat Kuq e Zi" kanë vendosur që të bojkotojnë
Kombëtaren. Nëpërmjet një deklarate mbështetësit e zjarrtë njoftonin që do ta përkrahnin përfaqësuesen vetëm në ndeshjet jashtë Shqipërisë.
Sot ata kanë
postuar në faqen zyrtare në Instagram disa
foto nga mbrëmja e ndeshjes kundër Izraelit, ku spikat një me simbolet Kombëtare të hedhura në tokë.
Në
foto duket edhe një moment ku policia e shtetit ndaloi disa fanella dhe shalle me simbolet shqiptare që të futeshin brenda në stadium.
TKZ kanë
postuar edhe disa
foto që demostrojnë ndryshimet e mëdha mes organizimeve në Shqipëri dhe sfidave të luajtura jashtë. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2016,
ora 17:53