Kickbox-ieri që masakroi serbin: E dua Greqinë, por kam gjak shqiptari

Florian Marku ka shkaktuar jo pak bujë në Shqipëri pas fitores ndaj serbit Matic në fundjavë teksa e mposhti që në raundin e parë. Kickboxer-i me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku ka shprehur edhe ndjenjat dhe kranarinë e madhe që ka gjak shqiptari, raporton Albeu.

"Greqia është një vend që e dua, pasi familja ime më ka rritur këtu. Nuk e ndërroj me asnjë vend në botë, por gjaku im është shqiptar. Shqipëria është shtëpia ime. Dua që të gjithë të më kuptojnë. Për njerëzit e mi unë jam idhull dhe do më mbështesin gjithmonë", u shpreh ai në një intervistë për mediat greke.

Kujtojmë që Florian Marku është rritur në Greqi, ka hedhur hapat e parë në këtë sport të vështirë, dhe vijon të stërvitet në vendin fqinjë për të sfiduar edhe kampionët më të mëdhenj në botë për këtë sport. Portali "Albeu" i uron suksese!/albeu.com/
Shtuar më 12/10/2016, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori