"Bomba" e ditës, Liverpooli e synon Neymarin
Liverpool ka shfaqur interes për yllin e Paris Sait Germain Neymar.

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë në vitin 2017 kur u transferua në PSG për 199 milionë euro por tani nuk është i lumtur.


Sipas "Le Parisien" shumë klube janë duke konsideruar mundësinë për të transferuar kapitenin e Brazilit në fund të sezonit.

Liverpool i është bashkuar kësaj gare se bashku me rivalët Chelsea dhe Manchester City.

Disa spekulime thonë që trajneri Jurgen Klopp ka kontaktuar agjentin e lojtarit për një transferim të tillë.
Shtuar më 11/12/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori