Pas triumfit të
Boris Johnson,
Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit. Një revolucion që do të sjellë pasoja serioze edhe në nivelin e futbollit.
Përveç pozitës së
lojtarëve të huaj, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE do të komplikonte edhe hyrjen e
lojtarëve të njohur në këtë territor. Futbollistë si Cristiano
Ronaldo dhe Lionel Messit do i ndalohej hyrja në Angli për shkak të problemeve me drejtësinë.
Një problem që mund të nis që këtë sezon, me Juventusin dhe Barcelonën që mund të "peshkojnë" një ekip
anglez në raundin e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve. Lajm me të vërtetë i keq ky për tifozët
anglez, të cilët nuk mund të shikojnë futbollistë me precedent penal në stadiumet e tyre.
Shtuar më 13/12/2019,
ora 23:26