"Brazil 2014", për kë bëjnë tifo deputetët e PD-së (FOTO LAJM)

Edi Paloka - Gjermani
Disa ditë para fillimit të Kupës së Botës "Brazil 2014" ju sollëm një listë me ekipet kombëtare për të cilat bëjnë tifo politikanët shqiptarë, por mesa duket disa prej tyre kanë ndërruar ekip. Për të na qartësuar më shumë ka menduar zyra për shtyp e Partisë Demokratike që ka publikuar listën e deputetëve dhe skuadrat e tyre të preferuara.

Në PD dominon Gjermania dhe Italia, por nuk mungojnë as tifozët e Holandës apo Brazilit. Ish kryetari Sali Berisha bën tifo për atë që fiton, ndërsa kreu aktual Lulzim Basha është tifoz i Holandës, vend ku ka jetuar për disa vjet.


Plot 14 deputetë nuk janë tifozë futbolli dhe kanë zgjedhur të mos kenë ndonjë skuadër “zemre” në këtë botëror. Eduard Halimi, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu, Arben Imami, Genc Ruli, Arben Ristani, Ardian Turku, Bedri Mihaj, Mesila Doda, Kozma Dashi, Luçiano Boçi, Genc Pollo, Astrit Veliaj dhe Sherefedin Shehu, janë deputetët që sipas PD-së nuk kanë asnjë preferencë. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2014, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori