Brenda super festës së ditëlindjes, sa vjeç mbushi Georgina e Ronaldos (FOTO LAJM)
Modelja e famshme ,
Georgina Rodriguez, ka
festuar një ditë më parë 27-vjetorin e lindjes. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa imazhe ku zbulon se ka
festuar në shtëpi së bashku me partnerin e saj, Cristiano
Ronaldo dhe fëmijët e tyre.
Gjithashtu vihet re edhe arredimi i shtëpisë me rastin e veçantë për modelen bukuroshe, e cila ishte e
mbushur me buqeta me lule.
“Faleminderit për kaq shumë dashuri të marrë sot dhe gjithmonë … Për urimet
tuaja më të mira, për vëmendjen tuaj, për detajet dhe mesazhet
tuaja të dashura. Jam shume me fat ? JU DUA”, ka shkruar
Georgina në postim.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 10:33