Bukë, djathtë, domate: Fotoja prekëse e Ergys Brahimit, viktima e tragjedisë nga rënia e skelës në Tiranë

Një foto prekëse është duke qarkulluar gjatë dy ditëve të fundit në rrjetet sociale pas tragjedisë me dy të vdekur dhe disa të lënduar nga rrëzimi i skelës në Tiranë.

Bëhet fjalë për një nga postimet e fundit të Ergys Brahimit, njëri nga viktimat e tragjedisë që do të trondiste kryeqytetin.

Në foton e shpërndarë nga vetë viktima në rrjetet sociale me miqtë e tij nga vendi i punës menuja ditore e 31 vjeçarit duket të ishte bukë, djathë dhe domate për një rrogë 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ngjarja
Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë dy ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj.

Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shtuar më 19/08/2019, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori