Shorti i Championsit, zbulohet kundërshtari i Kukësit (FOTO)

Pëlqej
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së parë dhe të dytë kualifikuese të LigësKampioneve. Kukësi do të ketë përballë kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspolin.

Një ndër skuadrat më të "pëlqyeshme", pasi verlindorët ishin në grupin e skuadrave jo favorite. Ndeshja e parë do të luhet në Moldavi, ndërkohë që e kthimit do të luhet në Shqipëri, dhe ky është nje tjetër faktor favorizues për ekipin e Ernest Gjokës.

Sherif Tiraspol dominon prej vitesh në Moldavi, duke fituar 15 herë titullin kampion, 9 herë Kupën dhe 7 herë Superkupën. /albeu.com/


Shtuar më 19/06/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori