Cagliari turpëron Interin në "San Siro" (VIDEO)
Pëlqej
Humbjen e rëndë për Interin në javën e 5 të Serie A. Zikaltrit janë mposhtur brenda në "San Siro" me rezultatin 1-4 nga Cagliari.

Miqtë e nisën mirë ndehsjen duke gjetur golin që në minutën e 10 me Sau, por Interi barazoi pas 8 minutash me Osvaldon duke lënë të mendohej se tani do të niste edhe kthesa. Por kartoni i kuq i Nagatomos në minutën e 27 prishi balancat dhe pas dy minutash "Sardët" gjetën edhe golin e dytë me autor Ekdal.

Po Ekdal gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera në pjesën e parë (34, 44) duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në shifrat 1-4.

Pjesa e dytë nisi me një Inter të rënë moralisht dhe me Cagliarin që menaxhoi mjaft mirë lojën.

Me këtë humbje zikaltrit ndalen në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Cagliari shijon fitoren e parë të sezonit dhe shkon në kuotën e 4 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori