Lorik
Cana, mesfushori shqiptar i Lazios, mund të përballet me një minimum prej gjashtë muajsh
pezullim për përfshirje në përleshje fizike me një
tifoz serb gjatë ndeshjes së të martës, Serbi-Shqipëri. Ndeshja e vlefshme për "Euro 2016″ në Beograd u ndërpre në momentin kur plasi sherr i madh mes lojtarëve dhe
tifozëve, pasi një flamur politik u dërgua në stadium.
UEFA ka hapur një hetim për ngjarjet, me Shqipërinë e akuzuar se ka refuzuar të kthehet në fushën e lojës, dhe gjithashtu që ka shfaqur flamurin në fjalë.
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik
Cana, u pa duke luftuar me
tifozët serbë, që kishin pushtuar fushën e blertë, në kohën kur loja u zhyt në kaos.
"Unë pashë një
tifoz të Serbisë me një karrige në dorë, që sulmoi shokët e mi. Thjesht kam ndërhyrë për t’i mbrojtur ato", është shprehur
Cana për "Tanjug" pas ndeshjes.
Megjithatë, besohet se veprimet e Canës mund të çojnë në një
pezullim të gjatë nga UEFA, diku nga gjashtë muaj deri në tetëmbëdhjetë muaj.
Sipas "Il Tempo", ky
pezullim i mundshëm do të zbatohet në nivel klubi më shumë. E përditshmja italiane kujton një precedent të tillë, kur ish-lojtari i Milanit, Zvonimir Boban ishte pezulluar për nëntë muaj në vitin 1990 dhe humbi finalet e Kupës së Botës, pasi ishte konfrontuar me një oficer policie, duke mbrojtur një
tifoz kroat gjatë një përleshjeje të zjarrtë midis Dinamo Zagreb dhe Crvena Zvezdës. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2014,
ora 16:30
geni
e Premte 17 Tetor 2014, Ora 16:39
kombetarja shqiptare ate simbol perfaqeson , tifozat skan te drejt qe hyn ne fush se policija serbe nuk ishtee gatshme ti ndalonte dhe kte shum bukur e beri cana me shoket e tij
antonella messi
e Premte 17 Tetor 2014, Ora 19:07
ata denojne te pafjshem dhe u jep drejtesine seberve kombetarja jone jane herojnt tane jemi krenar qe jemi shqiptar
fatmir morina
e Shtunë 18 Tetor 2014, Ora 21:20
cana esht krenaria eshqiptarve nuk asht rasti i bobanit bobani sulmoj forcat e sigurimit kurse cana mbrojti shoket kunder huliganve serb cannes i lumt qe ndimoj shoket.fatmiri castelnuovo berardenga siena itali
Shkruani komentin tuaj!