Capello shpërthen ndaj Juves: S’ka fantazi, në mbrojtje ka probleme
Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, në opinionin e tij për rrjetin “Sky Sport” ka mbetur shumë i zhgënjyer nga fantazia e paktë që skuadra bardhezi shpreh në fushën">fushën e lojës.

Juventusi humbi mbrëmjen e së dielës 2-1 në fushën">fushën e Napolit, duke mos arritur dot t’i shkëputet Interit në krye të renditjes së Serie A.

“Vërtet Juventusi provoi që të bëjë presing, por nuk kishte rregull në fushë. Nuk kishte agresivitetin e duhur, ndërsa Napoli ishte fantastik në këtë aspekt, por mbi të gjitha nuk pashë fare fantazi. Madje, këtë nuk ia dhuron as fakti që luajtën të tre sulmuesit nga minuta e parë në fushën">fushën e lojës.

Për asnjë moment nuk ishte Juventusi që ishim mësuar të shihnim në ndeshjet e kaluara, prandaj Napoli jo vetëm e meritoi, por e dominoi në pjesën e dytë. Në të njëjtën kohë, në mbrojtje mungon diçka e rëndësishme, pasi lojtarët nuk lëvizin në të njëjtin ritëm.

Dhe kjo u kuptua në golin e Zielinskit, kur prapavija nuk provoi që të shtyhej përpara, pasi panë Insinjen që u bë gati për të goditur, duke mbajtur në lojë Zielinskin. Me Chiellinin në fushë, kjo s’do ndodhte”, tha Capello.
Shtuar më 27/01/2020, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori