Carlos Vela sfidon Ibrahimovic, realizon gol alla-Maradona (VIDEO)
Zlatan Ibrahimovic apo Carlos Vela, cili është më i miri në MLS? Gjiganti suedez aq që e pranon krahasimin, sepse, sikurse u shpreh pak kohë më parë, kur ishte 29-vjeç, aq sa është sot Vela, ai shkëlqente në Europë, me klubet me të rëndësishme në botë.

Të dy luajnë në Los Angeles, Ibra për Galaxy dhe meksikani për Los Angeles FC. Në këtë sezon të rregullt të MLS-së, 37-vjeçari i lindur në Malmo ka shënuar 20 gola e ka dhënë 3 asiste, ndërsa ish-sulmuesi i Real Sociedadit ka arritur ta çojë plot 26 herë topin në rrjetë dhe të asistojë në 15 raste të tjera për gol.

I fundit i realizuar nga Vela, në fitoren 4-0 ndaj San Jose Earthquakes (ish-skuadra e Jahmir Hykës), të lë vërtet me gojë hapur. Finalizimi i rivalit të Ibrës është në stilin e Maradonës apo Lionel Messit.
Shtuar më 22/08/2019, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori