CAS merr vendimin drastik: Përjashton Skënderbeun për 10 vite nga Europiani (FOTO LAJM)
Pritjes i vjen fundi. Futbolli shqiptar ka marrë një goditje të rëndë dhe një njollë të zezë për opinionin
sportiv.
CAS ka marrë një vendim ekstrem për skuadrën e Skënderbeut, e cila ishte në një duel të fortë me UEFA-n, pasi pretendonte se është e
pafajshme për
akuzat për fiksim
rezultatesh.
Por, Gjykata e Arbitrazhit
Sportiv nuk i ka përfillur aspak kërkesat e korçarëve, duke lënë në fuqi dënimin me 10 vite të vendosur prej kohësh nga organi më i lartë i futbollit Europian.
Shtuar më 12/07/2019,
ora 13:16