Çështja Sala mund të zgjasë një vit
Hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit ku po udhëntonte futbollisti Sala në datën 21 janar mund të zgjasin deri në një vit, shkruan Albeu.com.

Pasi hetimet u ndërprenë në datën 24 janar, pas grumbullimit të danacioneve nga disa futbollistë si Kante, Payet, apo Rabiot bënë të mundur rifillimin e kërkimeve këtë herë në mënyrë private.

Pas shumë përpjekjeve trupi i Sala arrit të gjendej në rrënojat e avionit ne fund të detit.

Nantes tanimë i ka kërkuar shumën prej 17 milion euro skuadrës së Cardiff e cila më parë ishte shprehur se pa pasur asgjë zyrtare nuk mund të bejmë veprime edhe për shkaqe etike.

Pasi u konfirmua se trupi i gjendur ishte pikërisht i futbollistit, Cardiff insiston se shumën do ta paguajnë kur hetimet të përfundojnë, këto hetime mund të zgjasin deri në nje vit.

Klubi anglez është i detyruar ti paguaj tani këto para në të kundërt e pret një dënim i rëndë nga UEFA dhe Federata e Futbollit të Anglisë.

Kërkimet po vazhdojnë edhe për gjetjen e trupit të pilotit David Ibbotson, të ardhurat e këtij kerkimi po mbildhen gjithashtu nga donacione. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori