"Çfardo që të ndodhë Serie A do të ketë patjetër një fitues"
Kryetari i FIGC ka dhënë një lajm tejet të rëndësishëm lidhur me Serie A.

Kampionati italian vazhdon të jetë i suspenduar, pa një datë të saktë se kur do të rifillojnë ndeshjet.

Përkundër situatës së jashtëzakonshme, kryetari i FIGC, Gabriele Gravina, ka konfirmuar se do të ketë një fitues të ‘Scudetto’.

“Ka një plan, të cilit ne i japim prioritet. Ne do të ishim të lumtur të përfundojmë sezonin në fusha të blerta. Jemi në kontakte me FIFA” ka thënë Gravina, transmeton lajmi.net.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje dhe idealja të ishte të luhet deri më 30 korrik. Nëse nuk luhet ne gjithsesi do të donim të vlerësonim kompeticionin”.

“Ne po flasim për atë se kujt i takon ‘Scudetto’, por është në dorën e këshillit federal që të vendos” ka shtuar Gravina.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final. Më herët, ishte kryetari i Komitetit Olimpik Italian ai që ka paralajmëruar se mund të anulohet sezoni.
Shtuar më 27/03/2020, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori