Veprimi i pafalshëm i Ronaldo-s qe i rrezikon Champions-in (VIDEO)
Tashmë frika tek Juventusi sa vjen e shtohet. "Zonja e Vjetër" është në ankth kjo për faktin se Cristiano Ronaldo rrezikon një dënim nga UEFA, shkruan Albeu.com.

Në fakt për çfarë akuzohet të vërtetë Ronaldo? Arsyea është e fortë. Portugezi i cili realizoi 3 gola kundër Altetico Madrid duke ndihmuar Juventusin të sigurojë kualifikim në cerekfinale.

5 herë fituesi fituesi i Topit të Artë në përfundim të ndeshjesh i tregoi organet gjinetale tifozëve të Alteticos, duke "ironizuar" Simeonen i cili po ashtu 3 javë më parë mori një dënim me gjobë nga UEFA për mënyrën e trupshme të festuarit.

Kjo cilësohet si provokim ndaj tifozëve atëherë portugezi do të skualifikohet, ku tashmë te gjithë te Juventusi e presin me ankth vendimin që do marrë UEFA për numrin 7.

Ndërkohë nga Spanja ka edhe akuza se Ronaldo i quajti tifozët "bij ku*vash", gjë që rëndon më shumë pozitat e tij, teksa kanali sportiv Spanjoll "Movistar +" ka dorzuar pajmet. /albeu.com/


Shtuar më 14/03/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori