Çfarë po ndodh me Hazard, statistika skandaloze të belgut ndaj Villarrealit
Që prej transferimit te Real Madridi, Eden Hazard i ka pasur me pikatore performancat e pranueshme, dhe është harruar shkëlqimi që kishte te Chelsea.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Villarealit, Hazard ishte futbollisti më i dobët i ndeshjes.

"Squaëka Football" ka publikuar disa statistika personalisht për Hazard, ku tregohet se përballë Villarealit, sulmuesi 29 vjeçar nuk arriti të krijojë asnjë rast, si dhe nuk e goditi asnjëherë portën. Të tilla shifra skandaloze e detyruan trajnerin Zidane ta zëvendësojë në minutën e 65-të.

Real Madridi është duke kaluar një periudhë të vështirë, teksa kanë pësuar 4 penallti në dy ndeshje. Madrilenët ishin duke fituar me rezultatin 0-1 me golin e shënuar nga Diaz, derisa Gerard Moreno realizoi me sukses nga pika e bardhë e penalltisë, për të sjellë baraspeshën.


Shtuar më 22/11/2020, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori