Çfarë u gjet në shtëpinë e vrasësve të Jurgen Kurtit (FOTO LAJM)

Tre persona janë arrestuar për vrasjen e Jurgen Kurtit në 18 mars.

Ndërkohë në shtëpinë e autorëve, policia gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori