CHAMPIONS/ Mbyllen pjesët e para mes Bayern - Chelsea dhe Barcelona - Napoli, këto janë rezultatet
Janë mbyllur pjesët e para në dy sfidat e mbrëmjes në Champions League mes Bayern Munchen - Chelsea dhe Barcelona - Napoli.

Sfida e cila po luhet në Gjermani është mbyllur me rezultatin 2-1. Për bavarezët ka shënuar Lewandowski dhe Perisic, ndërsa golin e nderit deri më tani për Chelsean e ka shënuar Abraham.

Në ndeshjen e cila po zhvillohet në Camp Nou, Barcelona ka marrë përpara Napolin duke i shënuar plot 3 gola. Fillimisht shënoi Lenglet dhe më pas Messi e Suarez. Ndërsa për Napolin ka shënuar në minutat shtesë kapiteni Insigne nga pika e bardhë e penalltisë. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2020, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori