Chelsea merr i vetëm kreun, Everton ndal City-n (VIDEO)


Chelsea vazhdon me fitore edhe pas javës së 21 të Premier League-s. Djemtë e Jose Mourinhos mposhtën në "Stamford Bridge" Newcastle United me rezultatin e pastër 2-0.

Golat për "Blues" u shënuan nga Oscar në minutën e 43 dhe Costa në të 59-ën.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet i vetëm në krye të klasifikimit në kuotën e 49 pikëve, kjo edhe falë barazimit mes Everton dhe Manchester City.

Citiziens kaluan në avantazh në minutën e 74 me Fernandinhon, por Everton barazoi gjithçka pas 4 minutash me Naismith.

Me këtë barazim City gjendet në vend të dytë, 2 pikë më pak se Chelsea. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori