Cikalleshi vazhdon formën e mirë, shënon tjetër gol në Turqi
Sokol Cikalleshi po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, duke qenë se është kthyer në një golashënues në ndeshjet e fundit. pas 3 golave të shënuar me fanellën kuqezi, Cikalleshi ka fituar edhe besimin e trajnerit të Akhisarsporit që tashmë e ka aktivizuar titullar edhe në kampionat.

Skuadra e tij, luante ndaj Menemensporit, skuadër te e cila aktivizohet Gentian Selmani. Sulmuesi kavajas ka arritur të gjejë rrugën e rrjetën në minutën e 85 të takimit, duke mposhtur portierin Selmani falë një penalltie.

Sulmuesi është treguar i saktë nga pika e bardhë duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme skuadrës së tij. Kjo ishte ndeshja e parë në kampionat për Cikalleshin dhe njëkohësisht, goli i parë për këtë sezon të ri me skuadrën e tij në Ligën e Dytë turke.
Shtuar më 15/09/2019, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori