City dhe United bëjnë detyrën (VIDEO)
Takimi i zhvilluar në stadiumin "Old Trafford" ndërmjet Manchester United dhe Norwich ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 2:0. Edhe City ka marrë një fitore 4-0 kundrejt Blackburn.

United ka arritur fitoren e gjashtë në këtë sezon në Premierligë nga gjithsejt shtatë takime të zhvilluara.

Këtë herë ata kanë mposhtur skuadrën e Norwich me rezultatin 2:0. United dominoi gjatë tërë pjesës së parë mirëpo nuk arriti të kaloi në epërsi.

Edhe në pjesën e dytë United vazhdoi dominimin nga pjesa e parë dhe golin e epërsisë e arriti në minutën e 68' me anë të Anderson.

Vendasit shënuan edhe në minutën e 87' me anë të Welbeck për rezultatin final të këtij takimi United-Norwich 2:0.

Ndërsa, City me një paraqitje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë, realizoi katër gola nëpërmjet Andy Johnson, Mario Balotelli, Samir Nasri dhe Stefan Savic. /albeu.com/

Shikoni golat:

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=RDXdQAPWUkjvCFLy" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=cLgTv1WxgcjJZ4AG" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />
Shtuar më 01/10/2011, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori