City i frikshëm, shkatërron Newcastle-n, paralajmëron Barçën (VIDEO)
Manchester City ka arritur të shënojë një fitore bindëse 5:0 kundër Newcastle në një ndeshje në kuadër të Premier League.

Golat për Cityn i shënuan Sergio Aguero (2), Samir Nasri (12), Edin Dzeko (21) dhe David Silva (51 dhe 53).

Pas kësaj fitore, City shkon në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se Chelsea e vendit të parë.

Kjo fitore është edhe një paralajmërim për Barcelonën, pasi të dy skuadrat do të përballen në mesjave për Champions League./albeu.com/




Shtuar më 21/02/2015, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori