Tifozi i Tottenhamit: Do vjedh një bankë për të ndjekur finalen (VIDEO)
Një tifoz i Totenhemit ka bërë xhiron e të gjithë rrjeteve sociale, pas një interviste të dhënë për "Sky Sports", pas kualifikimit historik të ekipit të tij në finalen e Champions League.

"Jemi në një ëndërr këtu, ne tifozët e "Spurs". Po humbnim 2-0, në fundin e pjesës së parë ishim të vdekur e varrosur. Disa të moshuar po qanin, dhe mendonin se kaq ishte gjithçka. Po të shënonin sërish, ne do largoheshim dhe do çmendeshim fare.

Por ja çfarë ndodhi, filloi pjesa e dytë, dhe ne jo vetëm që kishim rritur tre marshe, por shënuam edhe tre gola. Poçetino, duhet ta them, Poçetino(ulet në gjunjë), ti je njeriu. Por ja si është puna, për dy vite nuk ke shpenzuar fare para. Është e pabesueshme.

I ke pasur këta fëmijë që kanë veshur fanellën në pushim të ndeshjes, kur i ke thënë të ndërrohen sepse do futen në fushë. Kemi kaq shumë lojtarë të skuadrës së parë" – thotë fillimisht tifozi.

Kur pyetet më pas se si do e arrijë të sigurojë një biletë për në finalen e Madridit, tifozi anglez shprehet: "Ja kam thënë tashmë gruas: "Zemër, më vjen keq ta them, por ajo do harxhohen shumë para te ajo llogari bankare. Kur të shohës ca mijëra paund që do harxhon, dije se kjo është një mundësi që vjen një herë në jetë. Bëj 60 vjeç këtë vit, dhe nuk e kam parë kurrë ekipin tim të luajë në një finale të Champions League. Kështu që, do jem atje me patjetër, edhe po të më duhet të grabis një bankë"./Panorama/
Shtuar më 11/05/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori