Çmenduri! Kaq do të paguajë Real-i për Kylian Mbappe
280 milion euro. Disa vite më parë, një shifër e tillë mund të mjaftonte për të bërë një super ekip, por duket se tashmë vlejnë vetëm për të blerë një super lojtar.

Kaq është shuma që parashikohet të shpenzohet nga Real Madrid për blerjen e Kylian Mbappe nga PSG.

"Operacioni" i blerjes duket se është përshpejtuar me kalimin e Zidanes tek Real-i pasi edhe Perez i kishte premtuar se nuk do të kursente që t'a rikthente skuadrën në majën e futbollit eurooain.

Sipas "France Football", Mbappe pritet të mbërrijë në verë në "Bernabeu" duke shënuar kështu një shifër rekord të transferimit të një lojtari. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori