Conte i përgjigjet ironisë së Ramos
Pëlqej
conte
Trajneri Italian, Antonio Conte i ka kthyer përgjigje kapitenit të skuadrës së Real Madrid, Sergio Ramos. Ky i fundit tha se “respekti fitohet, nuki imponoheyt”.

“fjalët e Ramos? Kur një trajner arrin në një ekip, ai duhet të përçojë kulturë, dije e respekt. Të njëjtën gjë pret edhe nga lojtarët, gjithashtu.

Kur kjo shkon keq, fillojnë problemet.
Ne trajnerët italianë kemi një kulturë të madhe të punës dhe, kur shkojmë në një klub të ri, nuk mund të ndryshojmë gjithçka, por duhet të përpiqemi ta bëjmë këtë gradualisht.

Çdo trajner duhet të jetë një “rrobaqepës” i mirë, që t’i përshtasë modelet e veta në materialin që ka në dispozicion”, tha Antonio Conte. /albeu.com/

Shtuar më 13/11/2018, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori