Coutinho si James nuk e bind Bayernin, bavarezët ia lë në derë brazilianin Barçës
E ardhmja e Philippe Coutinhos nuk do të jetë te Bayern Munich. I transferuar gjatë verës së kaluar në formë huazimi te kampionët e Gjermanisë për 8,5 milionë euro më të drejtë blerjeje për 120 milionë euro në fund të sezonit, mesfushori me tipare sulmuese nuk ka bindur në këto muaj të parë në Bavari dhe sipas asaj që raporton Bild, drejtuesit bavarezë nuk kanë mbetur shumë të mahnitur nga paraqitjet e Coutinhos në këtë pjesë të parë të sezonin dhe kanë vendosur tia kthejnë mbrpsht në verën e ardhshme, lojtarin brazilian Barcelonës.

120 milionë euro për kartonin e një 27-vjeçari karriera e të cilit është në rënie konsiderohen shumë nga drejtuesit bavarezë të cilët një shifër të tillë do të provojnë ta shpenzojnë për lojtarë më të rinj në moshë si Sancho apo Hravetz duke i ngecur në derë Coutinhon Barçës. Braziliani deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 7 gola në të gjitha kompeticione me Bayernin duke regjistruar edhe 6 asiste.
Shtuar më 22/01/2020, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori