Coutinho zbulon të ardhmen nëpërmjet rrjeteve sociale
Ylli i Barcelona-s, Philippe Coutinho, ka dhënë disa sinjale në lidhje me të ardhmen e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sipas The Mirror, tifozët e Arsenal-it kanë ndjekur brazilianin në rrjetet sociale kohët e fundit, për shkak të zërave që flasin për një transferim të mundshëm të tijin në Londër.

Dhe kanë zbuluar se Coutinho ka filluar të ndjekë Cedric Soares, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Gabriel Martinelli.

Arsenal do të sigurojë Willian pasi kontrata e tij me Chelsea-n do të skadojë në fundin e muajit.

Willian dhe Coutinho përfaqësohen të dy nga menaxheri Kia Joorabchian.

Shtuar më 13/08/2020, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori