Ka ndërruar jetë nga Covid-19 basketbollisti
beratas dhe arbitër i ndeshjeve të volejbollit,
Petraq Gjogu.
72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin Covid në Tiranë.
Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me Koronavurusin.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit
beratas, që e kujtojnë atë me nostalgji.
72-vjeçari
Petraq Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorit deri në vitet '99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.
Në vitin 2001,
Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në
Berat.
Pas lajmit për vdekjen e tij, ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD
Berat, ku
Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve '90.
Kryetari i PD
Berat, Gazmend Azizi, duke e cilësuar 72-vjeçarin
Gjogu "demokrat të orëve të para", i ka përcjellë familjes ngushëllimet e përzemërta.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 14:51