Cristiano Junior shënon 5 gola, Ronaldo i pranishëm në stadium (VIDEO)
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo kaloi një pasdite krejt ndryshe të shtunën pasi ai ishte I pranishëm në ndeshjen e parë të të birit, Cristiano Junior.

Ylli portagez i cili luan në kompjonatin Italian, ishte i pranishëm në Vinovo për ta parë të birin, Cristiano Juniorin, duke luajtur për Juventus U-9 kundër Perugia U-9, transmeton.

Cristiano Junior pati një ndeshje fantastike, sepse shënoi plot pesë gola.

Pas ndeshjes, Ronaldo bëri fotografi me lojtarët e të dy ekipeve U-9 duke i gëzuar pa masë fëmijët. Sepse ata po takoheshin me një nga yjet e historisë së futbollit dhe loja e tyre ishte ndjekur nga afër e gjitha prej tij.
Shtuar më 20/01/2019, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori