Cristiano Ronaldo pas vdekjes së Maradonas: Bota i dha lamtumirën një gjeniu të përjetshëm
Pas vdekjes së legjendës së futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, ka reaguar edhe pesë herë fituesi i topit të artë, Cristiano Ronaldo.

"Sot i dhashë lamtumirën një miku dhe bota lamtumirën një gjeniupërjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. RIP, kurrë nuk do të harrohesh" ka shkruar Rondaldo.
Shtuar më 25/11/2020, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori