"Daily Mail": Adnan Januzaj zgjedh Anglinë
Adnan Januzaj ka zgjedhur Anglinë. Tabloidi britanik "Daily Mail" raporton lajmin sipas të cilit i riu me origjinë shqiptare ka vendosur të luajë për kombëtaren e Roy Hodgson, duke mos zgjedhur Belgjikën dhe Shqipërinë. Por më parë duhet zgjidhur një çështje.

Federata Angleze e Futbollit (FA) duhet të mbajë një premtim duke mos marrë parasysh që talentit të Manchester United i duhen të ketë qënë 5 vjet rezident në Britaninë e Madhe, në mënyrë që të ketë menjëherë mundësi të luajë për "Tre Luanët".

Lajmi nuk është bërë ende publik nga FA apo vetë Januzaj por që me siguri nuk do të pritet mirë në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2013, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori