Dalin pamjet e frikshme: Makina e drejtuar nga shqiptari aksidentoi për vdekje greken dhe vajzën
Mediat
greke kanë publikuar
pamjet e frikshme të aksidentit në Messara të Kretër ku mbeti e vdekur një grua 37-vjeçare dhe vajza e saj 3-vjeçare.
Ajo u përplas nga një
tjetër makinë e drejtuar nga një
emigrant shqiptar.
Pamjet duket se
makina e drejtuar nga shqiptari ishte me shpejtësi, ndërsa
makina e drejtuar nga 37-vjeçarja
greke hyri në kthesë pa parë nëse kishte apo jo
makina përballë.
Mediat
greke raportojnë se në makinën që përplasi greken udhëtonin një
emigrant shqiptar dhe një
tjetër me origjinë nga Azia.
Të dy ata janë të arrestuar tashmë dhe do të japin llogari për ngjarjen e ndodhur, edhe pse nga kamerat duket se ka shkelje nga të dyja palët. /albeu.com
Shtuar më 14/01/2021,
ora 10:45