Mbrojtësi i Danimarkës, Simon Kjaer, është shprehur pas humbjes me Portugalinë, se ekipi i tyre e meritonte barazimin, por ajo ishte një ndeshje e vështirë për ta edhe pse kishim disa shanse për të shënuar.
"Shqipëria që të kualifikohet duhet të fitojë patjetër me Armeninë dhe ne nuk na ngel gjë tjetër vetem të
presim rezultatin e ndeshjes në Armeni", ka thënë mbrojtësi i Fenerbahçes.
Ndërkohë trajneri Marten
Olsen deklaroi, se
humbja me Portugalinë ishte e rëndë.
"Na mbetet të
presim turnin e fundit të Grupit I dhe përgëzoj ekipin portugez për kualifikimin në "France 2016″, ka thënë ai.
Sipas
Olsen,
humbja erdhi për fajin e tyre, pasi nuk arritën të shënonin.
Armeni-Shqipëri luhet të dielën në ora 18:00. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2015,
ora 10:52