Darkë romantike me Grezdën, Oriola heq të gjitha dyshimet (FOTO LAJM)

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë një nga çiftet më të komentuara të shoëbizit shqiptar dhe disa herë janë përfolur për një ndarje të mundshme.

Jo më larg se javën e kaluar dyshja u bënë kryefjalë e mediave dhe shkak u bë fakti se ata nuk ndiqeshin më në Instagram dhe prej kohësh nuk i kishim parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Megjithatë, zërat u mohuan në mënyrë indirekte nga Oriola, teksa kanë filluar sërish të ndjekin njëri-tjetrin. (KLIKO)

Ata tashmë ndodhen të dy në Kroaci dhe mbrëmjen e sotme kanë vendosur të darkojnë me njëri-tjetrin dhe ndryshe nga hera e kaluar, Oriola u kujdes që të gjithë ta mësonim se ishte me Erosin.

Modelja ka postuar disa video në Instastory, duke na treguar edhe pjatën e preferuar të futbollistit, ku shkroi “Grezda’s fav”.

Kujtojmë se ata e kaluan bashkë izolimin e parë që u bë në muajin mars për shkak të pandemisë e si duket do e kalojnë bashkë edhe të dytin.

Ndërkohë, mediat prej muajsh kanë raportuar edhe se ata mund të jenë fejuar dhe në gishtin e modeles kemi parë shpesh një unazë.

Shtuar më 13/11/2020, ora 08:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori